Gas Group shpk u krijua në vitin 2008 edhe është shpërndarësi ekskluziv i produkteve RAGASCO në Shqipëri. Bombola RAGASCO është e çertifikuar si bombola më e sigurt në botë .
Gas Group shpk është duke shtuar klientët e saj dita ditës në Shqipëri duke arritur në 26000 bombula të shpërndara deri tani.Gas Group sh.p.k është 24 orë në shërbim të klientëve. Ne kemi si mision sigurinë , cilesinë dhe shpejtësinë në shërbimet e instalimit dhe shpërndarjes së bombolave Ragasco. Gas Group sh.p.k për të qënë sa më pranë nevojave të klientëve ka futur së fundmi dhe bombolat në përdorim dhe tani Ju s`keni më nevojë t`a blini por me anë kontratës me Ne, përfitoni shërbimin njësoj sikur t`a kishit blerë. Gas Group sh.p.k është i certifikuar me standartin europian të cilësisë për shërbimin e shpërndarjes të bombolave Ragasco. Gas Group sh.p.k është pjesë e Kastrati Group.
Bombola COMPLET nuk shpërthen në asnjë rrethanë. Ajo është testuar kundër zjarrit, kundër hedhjes nga lartësia, kundër agjentëve atmosferikë, kundër goditjes me armë zjarri dhe kundër dëmtimeve si prerja ose thyerja e dhunshme e shtresës së jashtme të saj.
Siguria e parivalizueshme dhe konstruksioni unikal i kësaj bombole që është prodhuar për herë të parë më 2006 janë çertifikuar nga institucione dhe agjenci ndërkombëtare. Ajo është çertifikuar dhe nga autoritetet përkatëse shqiptare.
Bombola COMPLET që tregëtohet vetëm nga distributori shqiptar GAS GROUP shpk është e pajisur me numër serie, me pasaportë dhe elementë sigurie
Në krahasim me bombolat e reja prej çeliku që prodhohen sot, pesha e bombolës COMPLET pa gaz është dy herë më e lehtë se të gjitha bombolat që përdoren sot në shqipëri.
Bombol COMPLET e markës RAGASCO ka 12.000 mbushje, pra nëse mbushet dy herë në muaj ajo mund të përdoret për një periudhe 500 vjeçare dhe të trashëgohet.
E përbërë nga një shtresë filamenti fibrash qelqi, bombola COMPLET të lejon ta dallosh nivelin e gazit nga jashtë duke eliminuar çdo situatë të papritur të mbarimit të gazit dhe duke garantuar gjatë mbushjes sasinë e saktë të blerë nga përdoruesi.
Bombola COMPLET mund të mbahet mirë pa shkaktuar asnjë lëndim në dorë dhe të përdoret me lehtësi.
Dizajni i markës RAGASCO është shumë tërheqës, si për pajisjet e brendëshme ashtu edhe për përdorimet jashtë shtëpisë. Për këtë RAGASCO ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Pëebërja e saj tejet rezistente ndaj çdo lënde gërryese siguron një pamje dhe ngjyra të pandryshueshme. Brendësia e bombolës mbetet gjithnjë e pastër dhe gazi ruan erën natyrale të tij.
Jam shumë i kënaqur nga produktet e Gas Group.
Produktet Ragasco që gjenden tek Gas Group jane me siguri te larte. Gjithashtu tek Gas Group kam gjetur sherbimet me te mira .
Bombolen me te sigurt e kam gjetur tek Gas Group.